KRYEFAQJA » LAJME » Lumi Ishëm del sërish nga shtrati, përmbytje dhe dëme në bujqësi

Lumi Ishëm del sërish nga shtrati, përmbytje dhe dëme në bujqësi

Reshjet e rëna gjatë 24 orëve të fundit dhe gjatë natës së kaluar kanë nxjerrë sërish nga shtrati lumin Ishëm. Brenda harkut kohor të 6 muajve kjo është hera e 5-të që Ishmi përmbyt ultësirën perëndimore, kryesisht fshatrat e Fushë-Krujës dhe bashkisë së Durrësit. Aktualisht 200 hektare tokë ndodhen nën ujë në zonën e Bilait konkretisht në fshatin Murqinë. Tokat e mbuluara nga uji janë të mbjella me kulturat bujqësore të stinës që sipas banorëve nuk mund të mendohet se do të jenë të gatshme më për prodhim. Shkaktari kryesor i përmbytjeve në këtë zonë është mospastrimi i kanaleve kulluese si dhe ndërtimi pa kriter anës brigjeve të lumit. Edhe pse me dhjetra herë brenda një viti Lumi Ishëm përmbyt qindra hektarë tokë dhe shkakton dëme të mëdha në tri bashki të mëdha Tiranën, Fushë-Krujën dhe Durrësin, nga të gjithë nivelet e pushtetit lokal dhe vendor asnjë masë nuk merret për parandalimin e përmbytjeve.

Sicred