KRYEFAQJA » LAJME » Lulzim Basha: Jam i tronditur nga krimet e tmerrshme në Fier dhe në Korçë.
Vendimi i KQZ, Basha: Fitore e shumëpritur, por beteja është e gjatë dhe e vështirë!

Lulzim Basha: Jam i tronditur nga krimet e tmerrshme në Fier dhe në Korçë.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një deklarate për shtyp shprehet se ndjehet i tronditur nga krimet në familje të ndodhura në Fier dhe Korçë, që i kanë marrë jetën grave dhe fëmijëve të pafajshëm. Sipas Bashës këto ngjarje me shumë se krime individuale reflektojnë gjëndjen e varfërisë dhe dëshpërimit ku ka hyrë shoqëria, si dhe rënien e mbështetjes shoqërore për njëri-tjetrin. Duke theksuar se Shqipërisë duhet ti kthehet shpresa ku rolin kryesor e ka politika, Basha apelon që Politika të pushojë së punuari për pakicën por t’i rikthehet njerëzve dhe halleve të tyre. “Ne nuk mund të vrasim njëri tjetrin, duhet të vrasim politikën e keqe. Ne duhet të japim jetën për fëmijët tanë dhe jo të marrim jetë fëmijësh”, përfundon Kryedemokrati deklaratën e tij.