KRYEFAQJA » LAJME » Luiza Gega, të enjten garon në “Diamond Ligë”

Luiza Gega, të enjten garon në “Diamond Ligë”

Luiza Gega, nënkampionia e Evropës për vitin 2016 në 3,000 metra me pengesa, të enjten do të zbresë në pistë për të garuar në Turneun e “Diamond Ligë” të organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës në Oslo të Norvegjisë. Sipas trajnerit të saj, Taulant Stërmasi, Gega përsëri do të vrapojë në 3,000 metra me pengesa. Një muaj më parë ajo startoi në të njëjtën garë në Shanghai të Kinës, por për shkak të një dëmtimi nuk mundi ta përfundonte atë. Gjatë kësaj periudhe, Gega ka dalë e dyta në 1,500 metra në Poloni, si dhe më pas kampione e Turqisë në 3,000 metra me pengesa dhe në 1500 metra. E të gjitha këto pjesëmarrje në “Diamond Ligë” synojnë një rezultat të lartë nga Gega, ashtu sikurse ka deklaruar dhe më parë trajneri Stërmasi. Ndaj pritet që atletja shtatshkurtër të ketë një kohë ndoshta rekord kombëtar në 3,000 metra me pengesa. Në Oslo, Gega vrapon të enjten në ora 20:45.

Sicred