KRYEFAQJA » LAJME » Luiza Gega , sonte në garën e 1500 metra në Birmingham
Luiza Gega , sonte në garën e 1500 metra në Birmingham

Luiza Gega , sonte në garën e 1500 metra në Birmingham

Luiza Gega do të jetë përfaqësuesja e vetme e Shqipërisë në Kampionatin Botëror të Atletikës në Sallat e Mbyllura, që nis të enjten n[ Birmingam të Britanisë së Madhe dhe përfundon të dielën. “E vogla e artë” e atletikës shqiptare, së bashku me trajnerin e saj Taulant Stërmasi, janë prej dy ditësh në Birmingam, ndërsa gara e saj n[ 1,500 metra p[r femra do të jetë sonte në ora 20:40. Objektivi dhe shpresa e Gegës, e cila do ta ketë për herë të fundit garimin në 1,500 metra, ndërsa në verë do të vazhdojë të fokusohet në 3000 metra me pengesa, është kalimi në finale. E nëse ndodh, gara finale do të jetë të shtunën e 3 marsit në ora 21:40.

Sicred