KRYEFAQJA » LAJME » LUIZA GEGA RRËFEN MEDALJET, PRITSHMËRITË PËR 2017-ËN

LUIZA GEGA RRËFEN MEDALJET, PRITSHMËRITË PËR 2017-ËN

Ka marrë një medalje të argjendtë në Mitingun Ndërkombëtar të Ostravës, në Republikën Çeke, por kishte shpresuar në një ritëm më të shpejtë gare, për një rezultat më të mirë në 1,500 metra. “Edhe pse unë nuk u kënaqa shumë me thënë të drejtën për vetë fakti se pretendoja që grupi të shkonte më shpejt për të bërë ikonë më të mirë por ajo që më lumturon është se u ndjeva shumë mirë dhe metrat e fundit mbaruan shumë shpejt dhe arrita të kualifikohesha e dyta” tha Luiza Gega. Të premten e shkuar, Luiza Gega mori një tjetër medalje, këtë herë të bronztë, në Paris, por ajo që e gëzoi ishte thyerja e një rekordi 21-vjeçar në 3,000 metra për salla të mbyllura. “E prisja të them të vërtetën rekordin por që sa do ta thyeja nuk e dija” tha më tej Gega. Atletja shtatshkurtër ndjehet në formë të shkëlqyer pas kthimit nga një fazë përgatitore disajvore në Kenia dhe shpreson për një vit me rezultate të shkëlqyera.“Unë këtë garë po e bëj thjesht për të parë se ku kam arritur. Të them të vërtetën jam shumë e lumtur deri tani por më pëlqen të jem me këmbë në tokë që ta kem të prekshme atë që unë pretendoj por që pres më mirë. Thjesht mendoj që nëqoftëse gara do shkoje më mirë pak më shpejt seç duhet mendoj se unë do të bëj rezultat shumë më të mirë se kaq” tha Gega. Të premten, Luiza Gega do të zbresë sërish në pistë, në Mitingun Ndërkombëtar të Sallave të Mbyllura në Stamboll.

Sicred