KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Luftimet në Alepo, banorët po braktisin qytetin

Luftimet në Alepo, banorët po braktisin qytetin

Dhjetëra mijëra familje siriane të cilat nuk u besojnë forcave të regjimit, presin të largohen nga rajoni në mënyrë të sigurtë, ndërsa popullata civile ka qënë ajo më e goditura gjatë operacioneve të ushtrisë për të rimarrë Alepon nga duart e opozitës së armatosur. Operacionet e nisura me 15 nëntor me sulme nga ajri dhe toka bllokuan në qytet rreth 200 mijë njerëz. Vetëm 8500 prej tyre kanë arritur të dalin këto ditë. Numri i të vrarëve që kanë lënë pas në kvto 3 javë luftime është rreth 1000. Grupet e të drejtave të njeriut thonë se shumë burra janë futur me forcë në radhët e ushtrisë së Asadit kurse fati i mijëra fëmijëve grave e të moshuarve nuk dihet. Alepoja është qyteti i dytë më i madh në Siri pas Damaskut, dhe qendra e tij është rreth 40 kilometra larg kufirit të Turqisë. OKB-ja e shpalli javen e kaluar qytetin si te rrezikuar nga uria, por Rusia nuk pranoi të ndërpriteshin luftimet duke argumentuar se kjo do t’u jepte kohë rebeleve të organizoheshin.

Sicred