KRYEFAQJA » LAJME » Luftëtari, shumë shpejt me një fushë të re

Luftëtari, shumë shpejt me një fushë të re

Luftëtari shumë shpejt do të ketë një fushë të re stërvitore me të gjitha kushtet bashkëkohore. Me një investim të përbashkët të klubit Luftëtari, FSHF dhe bashkisë Dropull, fusha stërvitore e Dervicianit do të ketë të gjitha kushtet e duhura që futbollistët të kryejnë stërvitje normale. Fusha do të jetë me bar natyral, do të ndërtohet një palestër për të kryer seancat e forcës etj.

Punimet për të përfunduar fushën stërvitore do të kryhen në tri faza. Fillimisht është hapur pusi, për të ujitur fushën dhe të ketë ujë të bollshëm në ambjentet e brendshme. Eshtë korrur bari i mëparshëm dhe fusha po përgatitet që muajin e ardhshëm të mbillet me bar natyral. Aty do të vendosen edhe projektorë që në muajt e nxehtë të verës të kryhet stërvitja edhe në orët e mbrëmjes.

Sicred