KRYEFAQJA » LAJME » Luftëtari-Partizani, të mërkurën në RTSH, drejtpërsëdrejti
Luftëtari-Partizani, të mërkurën në RTSH, drejtpërsëdrejti

Luftëtari-Partizani, të mërkurën në RTSH, drejtpërsëdrejti

Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit i luan të mërkurën të gjitha ndeshjet e javës së saj të 33-të dhe Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do të sjellë për sportdashësit një prej sfidave më të spikatura. Bëhet fjalë për duelin që do të luhet në Gjirokastër, midis Luftëtarit dhe Partizanit. Kjo ndeshje, që nis në ora 16:00, vë përballë dy skuadra që luftojnë për një vend në Kupat e Evropës sezonin, me Luftëtarin më të favorizuar, pasi mban vendin e 3-të në renditje. Gjirokastritët kanë 51 pikë, 5 më tepër sesa Laçi dhe Partizani, që ndajnë vendin e 4-t dhe të 5-të. Po në orën 16:00 nis takimi tjetër, ai midis Lushnjës dhe Skënderbeut. Ndërkaq, 3 takimet e tjera të kësaj jave, Teuta-Kukësi, Vllaznia-Kamza dhe Flamurtari-Laçi, që do të luhet në fushë asnjëanëse, nisin në ora 19:00. Në prag të këtyre ndeshjeve, Skënderbeu kryeson renditjen në kuotën e 69 pikëve, 8 më tepër sesa Kukësi i vendit të dytë.

Sicred