KRYEFAQJA » LAJME » Luftëtari, Harallamb Tavo për sezonin e ri
Luftëtari, Harallamb Tavo për sezonin e ri

Luftëtari, Harallamb Tavo për sezonin e ri

Luftëtari ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Tashmë janë lënë pas dy ndeshjet me Ventspils në Ligën e Evropës, e futbollistët nën drejtimin e trajnerit Millosh Korstiç kanë nisur stërvitjen me dy seanca në ditë. Që në ditën e parë të stërvitjes pranë skuadrës janë afruar dy futbollistë nga Koreja. Mbrojtësi 20-vjeçar, Park dhe mesfushori 24-vjeçar Song janë në provë. Por te skuadra pritet të vijnë edhe dy lojtarë nga Spanja. Për më shumë, tregon zëvendëspresidenti I Luftëtarit, Harrallamb Tavo. Sipas Tavos, gjendja në ekip është e mirë. Me skuadrën janë bashkuar Rroca dhe jakoblejviçi. Tavo pranon se janë përpjekur të bëjnë një ekip të fortë dhe mjaft konkurrent për të përballuar kampionatin shqiptar. Luftëtari ndeshjen e parë në kampionatin e kategorisë superiore e ka me Kastriotin. Luftëtari do ta presë Kastriotin në fushën e vet në 19 gusht, e kërkon ta nisë me këmbë të mbarë kampionatin.

Sicred