KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Luftë tregtare SHBA-BE

Luftë tregtare SHBA-BE

Një luftë tregtare mes SHBA e BE-së duket të jetë shmangur për momentin. Sipas të dhënave të qeverisë amerikane, BE e partnerë të tjerë do përjashtohen nga doganat ndëshkuese për çelikun dhe aluminin që eksportojnë në SHBA. Në kuadër të samitit të BE vijnë lajme të mira, për krerët e BE, lajme që askush nuk guxonte t’i shprehte me zë të lartë. Tani të gjithë pranojnë se uniteti sjell fryte të mira për të gjithë. Kreu i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker është shprehur se “ne si Komision bëmë të qartë, se nuk duam një luftë tregtare, kjo nuk i vlen askujt, por edhe se jemi në gjendje të marrim masa të përshtatshme.” Edhe kancelarja Merkel u shpreh e lehtësuar duke theksuar se BE u prezantua në këtë çështje me unitet. “Kjo është gjë e mirë dhe një pohim për tregtinë e lirë dhe kundër proteksionizmit.” Presidenti francez, Emannuel Macron e vlerësoi përjashtimin e europianëve nga doganat ndëshkuese. “Dëshira ime është që të paktën, të vazhdojmë me rregullat e tregtisë botërore që janë të vlefshme për të gjithë ne.” Por bisedimet nuk kanë për të përfunduar kaq shpejt. Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmeier pret bisedime intensive në të ardhmen. Në gjashtë javët e ardhshme kemi mundësinë që “të negociojmë shumë të përqëndruar me palën amerikane”, tha ai. E rendesishme per momentin, sipas ministrit, eshte qe ia kemi dalë të shmangim një situatë pasigurie të madhe.

Sicred