KRYEFAQJA » LAJME » Lufta tregtare midis Kinës dhe ShBA-së, media kineze: “Shantazheve të Trump-it po u bie vlera”
Kina tarifa të reja ndaj mallrave amerikane

Lufta tregtare midis Kinës dhe ShBA-së, media kineze: “Shantazheve të Trump-it po u bie vlera”

Autorietetet kineze po ndjekin me vemendje zhvillimet e fundit të asaj që po konsiderohet “Lufta tregtare midis Kinës dhe ShBA-së”. Radioja e Jashtme e Kinës solli me këtë rast një koment me titullin “Shantazheve të Trump-it po u bie vlera”. Sipas tij “Përfaqësuesi Tregtar i ShBA-së Robert Lighthizer shpalli të mërkurën se, me urdhrin e presidentit Donald Trump, pala amerikane po planifikon të rritë nga 10 % në 25 % tarifat për importin e produkteve kineze me vlerë 200 milardë dollarë, për ta detyruar palën kineze të ndryshojë qëndrimin e saj”.
Komenti i Radios së Jashtme të Kinës ve në dukje se Shtëpia e Bardhë shpalli se do të rritë tarifa, por nga ana tjetër dëshiron të rifillojë bisedimet me palën kineze. Ministria e Tregtisë e Kinës nga ana e saj ka vlerësuar se pala amerikane shpërfill jo vetëm interesat e mbarë botës, por edhe interesat e fermerëve, sipërmarrësve e konsumatorëve amerikanë, duke zbatuar një strategji të dyanshme. Sipas saj, “një praktikë e tillë nuk do të ketë asnjë ndikim mbi Kinën dhe do të zhgënjejë vendet dhe rajonet që e kundërshtojnë luftën tregtare”.
Në koment vlerësohet se gjatë katër muajve, veprimet e palës amerikane kanë humbur gjithnjë e më shumë besueshmërinë në arenën botërore dhe shantazheve të Trump-it po u bie vlera. Nga 50 miliardë në 200 miliardë, Trump-i i ka rritur disa herë tarifat për të tërhequr më shumë vota, por ka marrë rezultatin e kundërt.
Sipas komentit të Radios së Jashtme të Kinës “ShBA-ja ka epërsi absolute në mbarë botën në fushën politike, ekonomike, ushtarake e teknologjike. Pse një vend superfuqi përdor mjete të tilla mashtruese kundër aleatëve dhe vendeve të tjera? Kjo ka lidhje me klimën politike në Shtëpinë e Bardhë” vlerësohet në koment. Gjithnje sipas tij “… kreu i Shtëpisë së Bardhë është një biznesman i suksesshëm. Ai ka sjellë konceptet e menaxhimit të biznesit në Shtëpinë e Bardhë dhe ka përdorur “arti i biznesit” në trajtimin e çështjeve shtetërore”. Më tej “…pas disa raundesh lufte përgjatë rreth një viti, tani në Shtëpi të Bardhë epërsinë e kanë përfaqësuesit e vijës së ashpër, si Lighthizer dhe Navarro”.
“Sidoqoftë, Kina nuk trembet” nënvizon komenti i Radios së Jashtme të Kinës . Kultura kineze ka parimin “Më respekto, dhe unë do të të respektoj edhe më shumë ”. Nëse pala amerikane vazhdon të kërcënojë dhe të shkelë interesat kombëtare të Kinës dhe të popullit kinez, Pekini do të bëjë kundërpërgjigjen e nevojshme. Ndërkohë, pala kineze mbështet zgjidhjen e problemit nëpërmjet dialogut, por me kushte të barabarta dhe duke mbajtur premtimet” përfundon komenti i Radios së Jashtme të Kinës .

Sicred