KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Lufta tregëtare, Junker drejt Uashingtonit
Trampi pret Junkerin, bisedojnë mbi heqjen e tarifave doganore mbi mallrat industriale

Lufta tregëtare, Junker drejt Uashingtonit

Në datën 25 korrik, Presidenti i Komisionit Europian, Zhon Klod Junker do të udhëtojë për në Uashington, ku do të takohet me presidentin amerikan Donald Tramp, në një kohë kur marrëdhëniet mes bashkimit Europian dhe SHBA-ve mund të thuhet se janë në nivelin e tyre më të ulët. Sipas një zëdhënësi të komisionti, dy liderët do të diskutojnë bashkëpunimin mes BE-së dhe qeverisë dhe institucioneve amerikane në një rang të gjerë prioritetesh, përfshi politikat e jashtme dhe ato të sigurisë, luftën kundër terrorizmit, sigurinë energjitike dhe rritjen ekonomike. Sipas të njëjtit burim, presdienti Junker dhe Presidenti Trump do të fokusohen në përmirësimin e tregtisë translatlantike dhe krijimin e një partnershipi më të fortë ekonomik. Presidenti amerikan, një kritik i rregullt i Bashkimit Europian, i ka hapur rrugë një lufte tregtare me bllokun, duke vendosur tarifa për çelikun dhe aluminin që importohet në vendin e tij nga Europa. Trampi thotë se Europa e trajton Amerikën në mënyrë shumë të padrejtë përsa i përket tregtisë. BE është kundërpërgjigjur duke aktivizuar tarifat e tij ndaj mallrave amerikane, çka e shtyu presidentin Tramp të marrë në konsideratë aplikimin e taksave shtesë për mallrat europiane.

Sicred