KRYEFAQJA » LAJME » Lufta kundër korrupsionit, 25 punonjës në ndjekje penale

Lufta kundër korrupsionit, 25 punonjës në ndjekje penale

Vetëm për një muaj e gjysëm, task forca e posaçme kundër korrupsionit në administratë, ka dërguar për ndjekje penale 25 punonjës. Ata janë nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive te Paluajtshme dhe ALUIZNI. Në rolin e Koordinatores Kombëtare të kësaj task force, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ju ka bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast korrupsioni. “Ju lutem mos pranoni të jepni rryshfet dhe ju lutem përsëri, zyrtarisht dhe personalisht: Denoncojini rastet e korrupsionit. Nuk tolerohet as edhe një”, është shprehur ministrja Gjonaj. Thirrjen për të denoncuar rastet korruptive në administratë, ministrja e drejtësisë Gjonaj i bëri gjatë takimeve të zhvilluara në qarkun e Vlorës në kuadër të turit të llogaridhënies, “Puna për Shqipërinë që duam”.

Sicred