KRYEFAQJA » LAJME » Lufta kundër kanabisit, Rama : Objektivi është arritur, por lufta do të vazhdojë!
Lufta kundër kanabisit, Rama : Objektivi është arritur, por lufta do të vazhdojë!

Lufta kundër kanabisit, Rama : Objektivi është arritur, por lufta do të vazhdojë!

Kryeministri Edi Rama tha të mërkurën se “objektivi i planit kombëtar në luftën kundër kanabisit është arritur”, por lufta do të vazhdojë. Duke folur gjatë një takimi me grupin Task Forcë zoti Rama tha se “Ky vit shënon vitin me sasinë më të ulët të kanabisit të kultivuar që nga viti 1991”. Sipas zotit Rama “Ky është një sukses i rëndësishëm dhe një shëmbull kuptimplotë për sa shumë mund të bëjë Policia e Shtetit përmes bashkëpunimit me të gjitha strukturat ligjzbatuese”. Si një argument më shumë ai përmendi faktin që BE është përfshirë në këtë proces me një fond për zgjatjen me një muaj të fluturimeve monitoruese.

Por kryeministri Rama paralajmëroi “një shtrirje shumë më agresive tani për të luftuar kundër rrjeteve të kultivimit dhe trafikimit”, sipas tij “për të arritur jo thjesht në disa shifra domethënëse, por tek asetet kriminale”. “Kjo duhet parë si një hap dhe jo si e gjithë rruga e plotë e realizimit të objektivit për të hequr Shqipërinë nga harta e vendeve të origjinës të kanabisit, por një hap për të kuptuar se sa shumë mund të bëhet në këtë drejtim, për ta shtrirë luftën kundër kanabisit drejt elementëve kriminalë” tha zoti Rama.

Zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda, raportoi se mbi 4500 forca policie janë në terren për të verifikuar çdo të dyshuar të përfshirë në kultivimin, trafikimin e drogës, por edhe të pasurive të tyre. 180 raste për sipërmarrje të dyshuara janë raportuar nga drejtoria e tatimeve, ndërsa janë sekuestruar rreth 50 milionë euro pasuri të krimit.

Vlerësimet e kryeministrit socialist në luftën kundër prodhimit dhe trafikut të narkotikëve, vijnë pas akuzave të shumta veçanërisht nga opoizita se ai e kishte kthyer Shqipërinë në prodhuesin dhe tregëtuesin më të madh të kanabisit në Europë.

Sicred