KRYEFAQJA » LAJME » Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm në fokus të takimit Rama me mbretin Abdullah II

Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm në fokus të takimit Rama me mbretin Abdullah II

Qendra Rajonale Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, është gati për të nisur aktivitetin e saj në Shqipëri. Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama gjatë një takim dypalësh me Mbretin e Jordanisë Abdullah II, me të cilin u takua në Samitin e Davosit. Biseda u përqëndrua mbi sfidat e përbashkëta kundër këtij ekstremizmi.​

Mbreti Abdullah e falenderoi Kryeministrin Rama për mbështetjen dhe të gjitha përpjekjet e bëra në këtë luftë, si dhe ofroi të gjithë ndihmën dhe mbështetjen e Mbretërisë së Jordanisë për Qendrën Rajonale në Tiranë.

Në fokus të bashkëbisedimit miqësor ishte edhe organizimi në pranverë në Shqipëri, i një takimi ndërkombëtar shumëpalësh mbi sigurinë rajonale dhe ndërveprimin kundër ekstremizmit të dhunshëm (në kuadër të iniciativës globale të Akaba-s, nisëm e Madhërisë së Tij).

Sicred