KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Lufta kundër drogës në Filipine
Lufta, kundër drogës, në Filipine, masaker, vrasje

Lufta kundër drogës në Filipine

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka urdhëruar policinë e vendi të tij t’ui japë fund të gjithë operacioneve të ndërmarra gjatë fushatës 15-mujore të iniciuar nga vetë Duterte për të luftuar trafikimin e substancave narkotike. Zyra e presidentit filipinas publikoi një memorandum, i cili urdhëronte policinë, ushtrinë dhe organe të tjera shtetërore që t’ia linin managimin e fushatave dhe operacioneve Agjencisë filipinase për Luftën kundër Drogës. Në muajin janar, Duterte pezulloi policinë nga lufta kundër narkotikëve, duke i quajtur ata të korruptuar, por i riangazhoi sërish në fushatë pas pesë javësh. Urdhri i presidencës vjen në një kohë kur mbështetja popullore ndaj operacioneve kundër trafikantëve ka rënë ndjeshëm. Policia është shprehur se ka vrarë të paktën 3900 trafikantë të mëdhenj që nga korriku shkuar, por aktivistët e të drejtave të njeriut pretendojnë se viktimat janë më shumë përdorues dhe shitës të vegjël të substancave. Më shumë se 2 mijë persona të tjerë janë vrarë gjatë krimeve të lidhura me drogën dhe mijëra të tjerë në rrethana të pashpjegueshme. Zoti Duterte u zgjodh president verën e shkuar pasi mori përsipër të luftonte trafikun e lëndëve narkotike, krimin dhe korrupsionin. Politika që ai ndoqi në luftën kundër drogave, ku është shënuar një numër i konsiderueshëm vrasjesh pa gjyq, ka tërhequr kritikat e ndërkombëtareve, por ka shkaktuar protesta brenda vendit.

Sicred