KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Lufta e TVSH, shoqatat: Qeveria të tërhiqet, ndryshe përshkallëzojmë protestat
Lufta e TVSH, shoqatat: Qeveria të tërhiqet, ndryshe përshkallëzojmë protestat

Lufta e TVSH, shoqatat: Qeveria të tërhiqet, ndryshe përshkallëzojmë protestat

Shoqatat e Biznesit të Vogël e të Mesëm kanë parlajmëruar se nëse qeveria nuk tërhiqet nga vendimi për përshirjen e biznesit mbi 2 milionë lekë në skemën e TVSH-së, atëhere ky biznes do të përshkallëzojë protestat. Kjo u bë e ditur në takimin e quajtur “Aleanca kundër TVSH”. Sipas kryetarit të shoqatës së bisnesit të vogël Albert Nasto përfshirja në këtë skeme do të falimentojë një pjesë të mirë të këtij lloj bisnesi. Sipas tyre kostot shtesë do të jenë mbi 300 mijë lekë në vit për çdo biznes.
Shoqatat e Bisnesit të Vogël e të Mesëm kanë falenderuar të gjithë bizneset që janë bashkuar dhe kanë ulur qepenat një ditë më parë. Sipas tyre ky veprim është bërë vetëm për interesat e tyre dhe askuj tjetër.

Sicred