KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Luçia Nadin, studjuesja që nxorri në dritë Statutet e Shkodrës

Luçia Nadin, studjuesja që nxorri në dritë Statutet e Shkodrës

 

Trupi fizik i qytetit të Venecias është i mbushur me gjurmë dhe dëshmon për migrimin e madh të viteve 1400 e me pas nga Shqipëria drejt Republikës së Serenissimas. Kështu e nis leksionin studjuesja e njohur italiane Luçia Nadin para kolegëve dhe studentëve në Universitetin e Tiranës. Me një pasion që i buron nga sytë dhe nga gjithë qenia Nadin që ka zbuluar “Statutet e Shkodrës” dhe i ka kushtuar 20 vitet e fundit gjetjes së dokumenteve që dëshmojnë rolin kyç të Shqipërisë dhe shqiptarëve, në raport me dinamikat e historisë europiane, flet për mijëra e mijëra dokumente që presin dritë në arkivat e Venedikut e prej tyre zbulojmë edhe të vërtetat mbi Marin Barletin.
“Nuk janë me qindra, por me mijëra dokumentet që presin të studjohen dhe të dalin në dritë nga arkivat e Venecias. Mjaftojnë 3 rreshta të një dokumenti për të ndryshuar kapituj të tërë historie dhe i tillë është edhe dokumenti që vërteton emerimin e Marin Barletit si famulltar i një kishe në Vicenca. Nga ky dokument dëshmohet jo vetëm ekzistenca, por edhe dinamika, lëvizjet dhe atmosfera në të cilën Marin Barleti ka shkruar historinë e Skënderbeut” thotë zonja Nadin.
studjuesja e njohur italiane Luçia Nadin e cila u nderua sot nga Univesiteti i Tiranës me titullin “Honoris Causa”, ngulmon që migrimi nga Shqipëria e Veriut dhe Shkodra preku shtresa të larta shoqërore të cilat menjëherë dhanë kontribut jo vetëm në marrëdhëniet diplomatike, betejat, por edhe zhvillimin e artit me emra të njohur skulptorësh dhe piktorësh. Të gjithë këta ruajten dhe trashëguan figurën e Skënderbeut si strateg politik jo vetëm si luftetar.
Lucia Nadin që në vitin 1995 zbulon Statutet e Shkodrës, i konsideruar një “monument të vërtetë të Shqipërisë mesjetare”, që ka gjithashtu përparësinë të jetë teksti më i vjetër legjislativ i prodhuar në territorin shqiptar, e terheq vemendjen edhe në vulat, pikturat dhe historine e artit që dokumenton një periudhe të ndritur të shqiptarëve të Mesjetës.