KRYEFAQJA » LAJME » Lu ua beson të rinjve luftën kundër korrupsionin
Lu në Fejsbuk: Çështja Xhafaj meriton të hetohet në mënërë të pavarur!

Lu ua beson të rinjve luftën kundër korrupsionin

 

Në ditën ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit ambasadori Amerikan Donald Lu në Tiranë ju dedikoi një postim të rinjve shqiptarë në faqen zyrtare të Ambasadës, në rrjetin social Facebook.
Pak rrjeshta mjaftojnë për të shpërndarë një mesazh nëpërmjet të cilit duket qartë se diplomati amerikan ua beson të rinjve luftën kundër korrupsionit në Shqipëri. “Në një shoqëri, korrupsioni përfundon kur njerëzit e saj më në fund vendosin që kanë duruar boll dhe fillojnë të veprojnë” shkruan në mesazhin e tij Ambasadori Lu. Sipas tij shpesh kjo lëvizje antikorrupsion udhëhiqet nga të rinjtë.
Nuk është hera e parë që ambasadori amerikan investohet hapur publikisht për nevojen urgjente që Shqipëria ka, për tu dhënë çështjeve korruptive përgjigjen e duhur.
Shpesh, diplomati amerikan e sheh zgjidhjen tek zbatimi i Reformës në Drejtësi, një mekanizëm që Bashkimi Evropian e konsideron gjithashtu cilësor për hapjen e negociatave të anëtarësimit të vendit në BE.

Sicred