KRYEFAQJA » LAJME » Lu shton presionin: ” Ku janë rezultatet?”
Lu: Shoqëria civile dhe gazetarët shqiptarë në luftën kundër korrupsionit dhe dekriminalizimit

Lu shton presionin: ” Ku janë rezultatet?”

Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu vazhdon të shtojë presionin ndaj politikës dhe drejtësisë shqiptare për të goditur krimin e organizuar dhe korrupsionin. Në një mesazh shkruar të mërkurën në rrjetin social Fejsbuk ai shkruan: “Politikanëve, policëve dhe prokurorëve: Ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh. Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ku janë rezultatet?” pyet zoti Lu. Ai kujton se “Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë. Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë. Tik-tak” e mbyll mesazhin e tij ambasadori amerikan. Një muaj më parë zoti Lu ishte shprehur se në janar ai priste të arrestoheshin ata që ai i quajti “peshqit e mëdhenj”.

Sicred