KRYEFAQJA » LAJME » Lu: Në fillim të vitit të ardhshëm presim arrestimin e peshqëve të mëdhenj
Lu në Fejsbuk: Çështja Xhafaj meriton të hetohet në mënërë të pavarur!

Lu: Në fillim të vitit të ardhshëm presim arrestimin e peshqëve të mëdhenj

Ambasadori amerikan Donald Lu është shfaqur sërish me paralajmërime të forta. Gjatë një takimi të martën në Tiranë me rastin e fillimit të operacionit “Forca e Ligjit”, zoti Lu tha se duhet “Të flasim me vepra dhe jo me fjalë. Presim që ky plan agresiv i Qeverisë së Shqipërisë të përfundojë me arrestimin dhe ndjekjen penale të disa peshqve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm dhe ky sukses të vazhdojë me SPAK-un” tha ai. Zoti Lu u shpreh se krimi i organizuar shqiptar është problem serioz dhe kërcënim për sigurinë kombëtare, duke shtuar më tej se organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve kriminale.
Ministri i brendshëm shqiptar Fatmir Xhafa tha se qeveria shqiptare është e vendosur për një luftë frontale ndaj strukturave të krimit. “I hapim luftë shumëfrotnale strukturave të krimit. Qeveria ka gjithë vullnetin dhe mekanizmat për këtë luftë. Krijimi i task forcës speciale është një tregues kuptimplotë i marrjes së përgjegjësisë ligjore dhe politike nga kjo qeveri” tha zoti Xhafaj.

Sicred