KRYEFAQJA » LAJME » Lu: Mundësia që politikanët e fuqishëm të kontrollojnë dhe manipulojnë sistemin e drejtësisë është pothuajse e vdekur

Lu: Mundësia që politikanët e fuqishëm të kontrollojnë dhe manipulojnë sistemin e drejtësisë është pothuajse e vdekur

 

Ndërsa ka nisur gjithë tension procesi i zgjedhjes se kryeprokurorit, ambasadori i SHBA në Tiranë Donald Lu, para një auditori të mbledhur për respektimin e të drejtave të njeriut, ka zgjedhur të bëjë apelin aktual të lidhur ngushtë me proceset e drejtësisë në reformim në vend. Në këtë kontekst diplomati më i lartë amerikan në Tirane, i është referuar të martën publikisht si një zgjidhjeje të përbashkët shumicë – opozitë për kreun e hetimeve në Shqipëri, ashtu dhe vendosmërisë për një figurë vepruese e të pakorruptuar. “Sistemi i ri nuk mund të ketë një Prokuror të Përgjithshëm që nuk ndjek askënd penalisht. Ky vend nuk mund të hyjë në BE nëse vazhdon të ketë shkallën më të ulët të ndjekjes penale të krimeve të rënda në Europë. I kemi bërë thirrje qeverisë dhe opozitës të punojmë së bashku për të gjetur një zëvendësues të përkohshëm të prokurorit të përgjithshëm të cilit i përfundoi mandati 5 vjeçar me 7 dhjetor. Të dy palët duhet ti japin fundit epokës kur Prokurori i Përgjjthshëm mbron politikanët e korruptuar” tha ambasadori Lu.
Diplomati i lartë amerikan ka paralajmëruar rezultatet e para konkrete të vetingut nen termat se mundësia e kontrollit dhe manipulimit të drejtësisë nga politikanet e fuqishëm ka vdekur. “Reforma në drejtësi po hyn në një çast vendimtar, komisionet e vettingut dhe vëzhguesit ndërkombëtar kanë punuar shumë, së shpejti ata do të përfundojnë çështjet e para të vettingut. Kjo do të sjellë krijimin e organeve të tjera të reformës në drejtësi, përfshirë SPAK dhe BKH. Shqiptarët presin me padurim për drejtësi dhe politikanët kanë frikë. Disa politikanë kanë thënë së fundmi se reforma në drejtësi ka vdekur. Ajo nuk ka vdekur, por mundësia që politikanët e fuqishëm të kontrollojnë dhe manipulojnë sistemin e drejtësisë është pothuajse e vdekur. Sistemi i vjetër i drejtësisë mbrojti njerëzit me pushtet dhe pasuri përmes korrupsionit dhe ndikimit politik” ishin deklaratat e forta të ambasadorit Donald Lu.
Vetëm pak ditë Ambasadori i SHBA-së me anë të një postim në faqen e Facevook të ambasadës duket se vuri pikat mbi lidhur me të ardhmen e prokuorit aktual Adritik Llalla dhe zëdhënësit të tij. “Kushtetuta dhe ligji për prokurorin janë të qarta. Ambasada e SHBA-së mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe Euralius i kanë dhënë parlamentit. Ne nxisim parlamentin që të zbatojë ligjin” shkruajti zoti Lu. Ndërkaq ai i ka bërë thirrje mazhorancës dhe opozitës që të bashkëpunojnë për të zgjedhur një kryeprokuror të ri.

Sicred