KRYEFAQJA » LAJME » Lu : Jepuni fund ankesave ndaj SHBA dhe BE, futjuni punës për Reformën në Drejtësi
"Çështja Tahiri", Lu hedh hije dyshimi për presione ndaj trupit gjykues

Lu : Jepuni fund ankesave ndaj SHBA dhe BE, futjuni punës për Reformën në Drejtësi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Donald Lu u ka kërkuar politikanëve shqiptarë t’i japin fund ankesave dhe t’i futen punës për të ndërmarrë Reformën në Drejtësi. Pas kritikave kohët e fundit nga opozita ndaj ambasadës amerikane për mbajtjen e qëndrimeve të dyfishta lidhur me Reformën e Drejtësisë, në përgjigje të interesimit të Radios “Zërit të Amerikës” në shqip, ambasadori përmes një deklarate thekson se “Në vend që politikanët të fajësojnë të huajt, Shtetet e Bashkuara ose Bashkimin Evropian, për problemet që kanë krijuar vetë, do të ishte mirë të kishin dialog politik me njeri tjetrin dhe te punonin bashkë për të zbatuar reformën në drejtësi, përfshi plotësimin me anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit”.
Ambasadori Lu u bën thirrje politikanëve që të bashkëpunojnë për të zgjidhur mosmarrëveshjet lidhur me Prokurorin e Përgjithshëm, për mbështetjen e ligjeve të mira dhe për të ofruar burimet që policia dhe prokuroria të kapë kokat e krimit të organizuar.

Sicred