KRYEFAQJA » LAJME » Lu dhe Vlahutin takohen me ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli

Lu dhe Vlahutin takohen me ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu si edhe Ambasadorja e BE-se në vendin tonë Romana Vlahutin, u takuan sot me ish Kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli, një nga figurat kryesore të Pd në opozitë. Për më shumë se një orë ata mësohet se kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit si edhe mënyrat e nxjerrjes së vendit nga kriza politike ku është përfshirë për shkak të protestës së opozitës. Kjo e fundit këmbëngul në krijimin e qeverisë teknike , si e vetmja mundësi për mbajtjen sipas saj të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ndërkaq opozita është e vendosur për të vazhduar bojkotin parlamentar, pasojë sipas saj e arrogancës qeveritare.

Sicred