KRYEFAQJA » LAJME » LSI: Rinia të votojnë ata që i përfaqësojnë më mirë në parlamentin e ardhshëm
LSI: Rinia të votojnë ata që i përfaqësojnë më mirë në parlamentin e ardhshëm

LSI: Rinia të votojnë ata që i përfaqësojnë më mirë në parlamentin e ardhshëm

Presidenti i sapo zgjedhur Ilir Meta, aktualisht kreu i LSI u ka bërë thirrje të rinjve shqiptarë të votojnë ata që i përfaqësojnë më mirë në parlamentin e ardhshëm. Zoti Meta ka marrë pjesë në një aktivitet të LSI, përpara se të largohet përfundimisht nga kjo parti me rastin e marrjes së detyrës së re. “Ka ardhur momenti që në zgjedhjet e ardhshme që ju të votoni për të gjithë ata që përfaqësojnë të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë, shpresat tuaja dhe ëndrrat tuaja për një Shqipëri që u jep shanse të rinjve dhe të rejave që të jetojnë këtu me dinjitet, ti gëzojnë familjet e tyre dhe të ndërtojnë familje të shëndetshme” tha zoti Meta.
Kreu i ardhshëm i LSI-së, Petrit Vasili, duke vlerësuar kontributin e të rinjve në proceset demokratike tha se me të rinjtë Shqipëria ka shpresa dhe mund të ecë përpara. “Me ju Shqipëria ka shpresë, pa ju Shqipëria nuk ka shpresë, ju drejtua Vasili te rinjve. Me ju Shqipëria mund të ecë më shpejt, pa ju Shqipëria nuk mund të ecë me shpejt. Me ju Shqipëria mund të jetë më e shëndetshme, pa ju Shqipëria është e pashëndetshme. Me ju Shqipëria është e sinqertë, pa ju Shqipëria është një intrigë” tha zoti Vasili.
Kryetarja e LGI-së, Klajda Gjosha, e cila kryeson edhe listën e kandidatëve në Tiranë për zgjedhjet e 18 qershorit, tha se rinia shqiptare është më evropiane se kurrë dhe se ka më shumë vlera evropiane se kushdo vend tjetër, qoftë edhe në vendet edhe anëtar i BE-së. “Sfida ime më e madhe sot është që rinia shqiptare të rikthejë besimin se ky vend mund të bëhet, se politika shqiptare bëhet nga rinia dhe se politika sot duhet t’i besohet kësaj rinie të jashtëzakonshme” tha zonja Gjosha.

Sicred