KRYEFAQJA » LAJME » LSI: PS në Vorë po blen vota dhe bën presion!
LSI: PS në Vorë po blen vota dhe bën presion!

LSI: PS në Vorë po blen vota dhe bën presion!

Lëvizja Socialiste për Integrim denoncoi të enjten sipas saj blerjen e votave në Bashkinë e Vorës. Deklarata u bë për mediat nga kandidatja për deputete Eriona Bixha, e cila në emër të forcës që përfaqëson i bëri thirrje policisë së shtetit të marrë masat. “Ndihem e indinjuar, e revoltuar që disa persona mendojnë që me anë të lekëve mund të blejnë votat dhe dinjitetin e banorëve të Vorës. Uragani i fitores plebishitare që LSI do të ketë në 25 qershor është kthyer në makth për disa forca politike” tha ajo.
Sipas kandidates për deputete një shtetas tashmë i identifikuar “…e ka shndërruar makinën e tij në një bankë ku në bashkëpunim të plotë me komisariatin e Bashkisë Vorë dhe … në përkrahjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit çdo natë organizojnë skemën e shpërndarjes së parave shtëpi më shtëpi”.
Duke dhënë informacione me detaje kandidatja për deputete e LSi Eriona Bixha tha se ata ushtrojnë presion në të gjithë bashkinë e Vorës. Gjithnjë sipas saj zyrtarë të ALUIZNI-t po shpërndajnë legalizimeve për qëllime elektorale duke bërë edhe presion në shkëmbim të votave.

Sicred