KRYEFAQJA » LAJME » LSI kërkon përjashtimin e kryeministrit nga parlamenti

LSI kërkon përjashtimin e kryeministrit nga parlamenti

LSI partia e dytë më e madhe e opozitës së bashkuar, ka deklaruar se do të kërkojë përjashtimin nga parlamenti të kryeministrit socialist Edi Rama. Deklaratë e ka bërë kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, e cila sot ka dënuar gjuhën e përdorur nga kryeministri ndaj kosovarëve. “Fjala e tij përpara shqiptarëve ishte një fyerje jo vetëm për banorët e Kukësit por është edhe një shprehje e qartë e antikombëtarizmit që i trajton kosovarët si klientë të oligarkëve të tij” tha të hënën pas dite zonja Kryemadhi. “Në zbatimin e rregullores së Kuvendit, ne do të kërkojmë përjashtimin e tij nga Parlamenti” shtoi ajo.

Sicred