KRYEFAQJA » LAJME » LSI, kërkon ndryshime në Kodin Penal

LSI, kërkon ndryshime në Kodin Penal

LSI, partia e dytë më e madhe e opozitës, ka mbështetur denoncimet e PD ndaj ministrit të mbrendshëm Fatmir Xhafaj, i cili po akuzohet se ka ndërhyrë në Kodit të Procedurës Penale të mbrojtur vëllain e tij, Agron Xhafaj. Ky i fundit është dënuar nga drejtësia italiane për trafik droge, por nuk ka kryer dënimin. Kryetari i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili, në një dalje për mediat kërkoi anulimin e nenit 491 të kodit të procedurës penale. “LSI është e gatshme të investohet me të gjitha votat në Kuvend që Kodi Penal të ndryshojë në përcaktimet që janë alibi e pafund e trafikantëve dhe kriminelëve, që kjo çështje të fillojë që nga e hëna praktika për abrogimin e këtij neni” tha zoti Vasili. Ai shtoi më tej se “Integriteti i vendimeve të Parlamentit është seriozisht i rrezikuar dhe këto dyshime duhet të verifikohen në dy rrugë. Në rrugën parlamentare nëpërmjet një hetimi parlamentar të hollësishëm dhe së dyti patjetër që po dhe ndoshta e vonuar, prokuroria duhet të fillojë çështjen për të zbardhur si qëndron e vërteta”.

Sicred