KRYEFAQJA » LAJME » LSI i kërkon Ruçit largimin e Ramës nga parlamenti
LSI i kërkon Ruçit largimin e Ramës nga parlamenti

LSI i kërkon Ruçit largimin e Ramës nga parlamenti

Nëntë deputetë të LSI, i kanë kërkuar kreut të parlamentit Gramoz Ruçi të përjashtojë nga seanca parlamentare kryeministrin Edi Rama, për sipas tyre shkelje flagrante të rregullores së Kuvendit dhe të normave të etikës parlamentare dhe qytetare në komunikimin publik.”Duke marrë shkas nga sjellja në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit, kryeministri Edi Rama i cili në seancën plenare të 29 marsit me një gjuhë prej rrugaçi përdori fjalor fyes, përçmues dhe poshtërues ndaj deputetëve të Kuvendit dhe qytetarëve të Shqipërisë ju drejtohet me këtë kërkëse për marrjen e masës disiplinore për përjashtimin e tij nga zhvillimet e punimeve të Kuvendit” shkruajnë deputetët e LSI. Sipas tyre kjo nuk është hera e parë që kryeministri Edi Rama u drejtohet deputetëve dhe qytetarëve me shprehje apo stilema të tilla fyese dhe denigruese, çka dëshmon se kemi të bëjmë me raste të përsëritura.
Kërkesa e 9 deputetëve të LSI vjen një ditë para seancës plenare. Një kërkesë të ngjashme kan bërë edhe PD.

Sicred