KRYEFAQJA » LAJME » LSI i bashkohet protestës së PD

LSI i bashkohet protestës së PD

 

Një ditë para protestës së opozitë së djathtë për zgjedhjen e prokurorit të përkohshëm të përgjithshëm, LSI, tashmë e deklaruar si opozita e majtë mblodhi KD të saj për të sqaruar publikisht se përse po i bashkohet PD në protestë. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, tha se mazhoranca po shkel kushtetutën ndaj kjo forcë politike është e vendosur të mos e lejojë. Zonja Kryemadhi nuk i kurseu akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama. Sipas saj “Arroganca ka kaluar çdo kufi, ky njeri nuk pyet më për ligje dhe kushtetutë”.
Nëse për demokratët protesta e së hënës, vjen pak muaj pas asaj që u quajt “Protesta e çadrës” që qëndroi 3 muaj përballë selisë së qeverisë, për LSI-në është hera e parë pas 8 vitesh që del në protestë.

Sicred