KRYEFAQJA » LAJME » LSI deklaron daljen në opozitë
Vasili: Qeveria Rama - armikja më e madhe e së majtës

LSI deklaron daljen në opozitë

LSI deri tani në koalicion me PS, ka deklaruar daljen në opozitë pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Këtë e bëri të  ditur kreu i saj Petrit Vasili gjatë një dalje para mediave të martën.”LSI është ngarkuar me mision të rëndësishëm për të bërë opozitë të vërtetë” tha zoti Vasili. Kreu i LSI falenderoi 230 mijë votues që e mbështetën partinë, por tha se zgjedhjet u zhvilluan nën një strategji terrori e financuar nga miliona para të pista që blenë votat, si dhe përfshirjes së policisë. “Këto ishin zgjedhjet më të shëmtuara në këto vite”, tha zoti Vasili. “Vota ishte e manipuluar dhe e shitur” shtoi ai. Kreu i LSI paralajmëroi se në opozitë partia e tij do të zhbëjë paratë e pista të Rilindjes. I pyetur nëse LSI do të njohi rezultatin e zgjedhjeve, zoti Vasli u përgjigj se “Ne do të bëjmë opozitë të fortë”.

Sipas rezultateve të deritanishme LSI ka marrë 19 mandate, 3 më shumë nga zgjedhjet e viti 2013. Por krerët e saj, përfshirë dhe presidentin e zgjedhur Ilir Meta, pretenduan fort gjatë fushatës që LSI të dilte forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Sicred