KRYEFAQJA » LAJME » LSI bën thirrje për protesta masive

LSI bën thirrje për protesta masive

Petrit Vasili, Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, parti e dytë më e madhe në opozitë, u bëri thirrje shqiptarëve të marshojnë drejt Tiranës në protestat e paralajmëruara në fillim të vitit 2018. “Njerëzit duhet të marshojnë drejt Tiranës, shteti ka dalë nga shinat. Kryeministri nuk e ka problem të vendëse edhe njerëz me rekorde kriminale. Kemi një shtet klasor” tha zoti vasili gjatë një takimi në fund të vitit me gazetarët. Zyrtari i lartë i LSI tha se aksioni do të vazhdojë në bashkëpunim edhe me PD.
Deklaratat e zotit Vasili vijnë ndërsa më parë PD dhe LSI paralajmëruan nisjen pas vitit të ri të protestave antiqeveritare. Kjo pasi maxhoranca e majtë zgjodhi me votat e saj kryeprokuroren e përgjitshme, çka nga opozita u konsiderua uzurpim pushteti nga kryeministri Rama.

Sicred