KRYEFAQJA » LAJME » LSI bën thirrje për marshim politik për rrëzimin e qeverisë Rama
LSI bën thirrje për marshim marshimi politik për rrëzimin e qeverisë Rama

LSI bën thirrje për marshim politik për rrëzimin e qeverisë Rama

LSI ish aleatja e PS katër vitet e kaluara, aktualisht në opozitë pas zgjedhjeve të 25 qershorit, ka lajmëruar nisjen e një marshimi politik për rrëzimin e qeverisë së kryeministrit socialist Edi Rama. Në konventën kombëtare të LSI të dielën, kryetarja Monika Kryemadhi e konsideroi rrëzimin e qeverisë emergjencë kombëtare, pasi sipas saj vendin e ka marrë në dorë krimi të organizuar, ndërsa varferia ka kapur prej fyti shqiptarët. Ne si LSI e kemi marrë këtë vendim për të nisur pa kthim pas marshimin tonë politik, për të çliruar shqiptarët nga makthi i drogës, i krimit, i varfërisë, i papunësisë dhe pabarazisë,  tha ndër të tjera zonja Kryemadhi.
Sipas saj është emergjencë kombëtare zhdukja e kriminelëve të paprekshëm dhe bandave të veshura me pushtet, është emergjencë kombëtare dhe shpëtim jetësor për qytetarët tanë rrëzimi i kësaj qeverie të dalë boje në sytë e shqiptarëve dhe të botës. Zonja Kryemadhi bëri thirrje për krijimin e një qeverie të re anti-mafia që rikthen stabilitetin, fuqizon ekuilibrat e brendshëm ekonomiko-social për më shumë mirëqenie, si dhe rikthen dinjitetin e Shqipërisë.

Sicred