KRYEFAQJA » LAJME » LSI: Ambasadorët Lu dhe Vlahutin të ushtrojnë autoritetin e tyre

LSI: Ambasadorët Lu dhe Vlahutin të ushtrojnë autoritetin e tyre

Sistemi drejtësisë dhe krimi organizuar në vend, ishte kryefjala e grupit kuvendor të Lëvizjes Socialiste për Integrim që duke marrë shkas nga deklaratat e ambasadorit të SHBA Donald Lu, kërkuan prej tij dhe ambasadores së BE-së Romana Vlautin, të ushtrojnë autoritetine tyre.

Kreu i grupit Petrit Vasili tha se : “Grupi shqyrtoi qëndrimet e sotme të ambasadorit USA për adresimin e problematikës tepër të rëndë të krimit të organizuar…dhe ndan të njëjtin shqetësim në lidhje me këtë çështje që po kompromenton imazhin, por edhe sigurinë e jetës së çdo qytetari. Në asnjë mënyre kjo situate e krimit, droges nuk do mund të luftohen në rast se drejtësia, vettingu kapet nga qeveria shqiptare. Eshtë në kohë që të rikthehen këto vendime të turpshme” tha zoti Vasili.

Në mbledhje deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim diskutuan edhe për projektiligjin e statusit të minatorit për të cilën kryetari i grupit Petrit Vasili tha se, LSI do të t’i bëj mbrojtje në komisionin parlamentar përkatës.

Sicred