KRYEFAQJA » LAJME » Lovren: Modriç po të ishte gjerman ose spanjoll do të kishte fituar Topin e Artë

Lovren: Modriç po të ishte gjerman ose spanjoll do të kishte fituar Topin e Artë

Modriç është një nga yjet e kupës së botës deri tani, pasi ka shënuar në të dy ndeshjet që ka luajtur. Por mbrojtësi i Kroacisë Dejan Lovren, shprehet me keqardhje se Luka Modric kurrë nuk mund ta fitojë topin e artë, pasi ai nuk luan as me Spanjën e as me Gjermaninë. “Është një kënaqësi e vërtetë të luaj me Luka Modric, i cili është një nga lojtarët më të mirë në botë tani”, tha Lovren në qendrën e trajnimit të Kroacisë në Roshchino. “Modric ndoshta do të kishte tërhequr më shumë vëmendje, nëse ai do të ishte një lojtar gjerman apo spanjoll. Vetëm kështu mund ta kishte fituar Topin e Artë” – thotë Lovren.

Sicred