KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Lorenco fiton Çmimin e Madh të Katalonjës
Moto GP, Lorenco "mbreti" i malit në pistën e Shpilbergut

Lorenco fiton Çmimin e Madh të Katalonjës

Horge Lorenco është fitues i Çmimit të Madh të Katalonjës. Piloti spanjoll i Dukatit ka kryesuar garën thuajse që nga fillimi e më tej krijon një diferencë prej 2 sekondash me ndjekësin e tij, Mark Markez. Një duel në distancë i dy pilotëve spanjollë të cilët nuk janë shqetësuar gjatë gjithë garës nga pilotët e tjerë. Në vend të tretë është renditur veterani italian, me Yamaha, Valentino Rosi.
Në Montmelo Gara ka nisur me markez që merr kryesimin, por vetëm dy xhiro, sepse më pas vjen Lorenco që e parakalon dhe më tej është i pakapshëm nga askush. Pas këtyre vijnë Doviciozo dhe Rosi.
Por kjo pistë ka patur të papriturat e saj. Në xhiron e 15-të, në kthesën e katërt rrëzohet Andrea Doviciozo. Një tjetër mundësi e humbur për pilotin italian për të marrë pikë e për të ruajtur ritmin e kryesuesve të renditjes. Rosi kalon në vendin e tretë, por është shumë larg dy kryesuesve, Lorenco e Markez.
Tjetër aksident ku përfshihen dy pilotë. Në xhiron e e 10-të Kakagami rrëzohet duke prekur Smith e të dy pilotët dalin jashtë gare të dëshpëruar. Zjarr në motorin e Rabat (6), tepër i frikësuar piloti del nga pista. Ndërsa më pas (4) Siharin humbet kontrollin e motorit dhe detyrohet të largohet nga gara.
E habitshme, por e vërtetë, vetëm 14 motorë arrijnë të përfundojnë garën në Montmelo. Ndërsa 7 pilotë nuk arrijnë të përfundojnë garën.
Edhe pse doli i dyti, Mark Markez ruan kryesimin e renditjes për pilotë i ndjekur nga Valentino Rosi.

Gara e Katalonjës si çdo eveniment i GP u soll nga RTSH në kanalin e dytë RTSH 2 si dhe ne livestream brenda territorit shqiptar.