KRYEFAQJA » LAJME » Lonely Planet për Tiranën dhe Kosovën
Lonely Planet për Tiranën dhe Kosovën

Lonely Planet për Tiranën dhe Kosovën

Prestigjiozja Lonley Planet, e cila asnjë vit nuk e harron Shqipërinë në propozimet e saj, këtë vit përzgjedh kryeqytetin shqiptar, Tiranën brenda dhjetë destinacioneve esenciale për t’u vizituar për vitin 2018 në Europë. Saktësisht e vendos të dhjetën. Ndërsa në vend të katërt rendit Kosovën. Në një tekst të shkurtër, Lonley Planet shpjegon se “vështirë të imagjinosh një vend më të mirë për të udhëtuar se Tirana, e cila është e vendosur në mes të Bregut Adriatik dhe Alpeve Shqiptare. Por që nuk është një qytet portë; përkundrazi, është një metropol i fuqishëm që ka pësuar një transformim falë ish-kryetarit të saj që tani është kryeministër i Shqipërisë), i cili ndërtesat me pamje të mërzitshme I pikturoi me ngjyrat kryesore, inkurajoi udhëtarët për të shmangur makinat e tyre e të përdornin biçikleta dhe i dha rëndësi më të madhe hapësirave të gjelbëra të qytetit. Dhe rezultati është bindës, shprehet Lonley Planet. Një ditë tipike në Tiranë, sipas Lonley Planet, mund të përfshijë marrjen e një teleferiku nga qendra në majë të qytetit, në malin e Dajtit për të parë pamje panoramike, duke vazhduar me një përvojë sloë food-i në një lokal bistro e pastaj një xhiro natën për të pirë një koktejl në baret apo dyqanet e dizenjuara të Bllokut tërheqës, dikur territori i bosëve komunistë të korruptuar. Por nuk lë pa përmendur edhe Kosovën. Si një destinacion në skaj, Kosova e vogël, e rrethuar nga dy vargmalet malore në zemër të Ballkanit, ka qëndruar disi larg vëmendjes së shumicës së udhëtarëve. Por vendi që feston 10 vjetorin pavarësisë në 2018, duket se do të ndryshojë, shkruan Lonley Planet. Të mbushur me energji si kombi i dytë më i ri në botë e që mburret me popullsinë mesatare më të re në Evropë – kjo përbën nxitjen e tyre për të nxitur zhvillimin e saj. Në pjesën e Rrugës Dinarike që I përket Kosovës sheh një peizazh të ngarkuar me efekte dramatike; por gjithmonë e më shumë fansa filmash që çdo verë grumbullohen në Dokufest, një festival i mirënjohur në qytetin që i përket epokës osmane të Prizrenit. Dhe kur ecja dhe filmat përfundojnë, rajoni veror i Rahovecit të ndjell me dhjetëra vreshtat e tij, shpjegon Lonley Planet. Të tjera vende që hyjnë në dhjetë destinacionet europiane sipas Lonley Planet janë e para: Emilia Romagna në Itali, e me radhë Cantabria në Spanjë, Friesland ne Holande, Provence ne France, Dunde ne Skoci, Ciklades e vogel ne Greqi, Vilnus ne Lituani, Vipava Valley ne Slloveni.

Sicred