KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Lonely Planet: Është koha për në Shqipëri

Lonely Planet: Është koha për në Shqipëri

Lonely Planet nuk e harron asnjë vit Shqipërinë. Këtë herë ka publikuar një video, kushtuar plazheve të Rivierës shqiptare, me diçiturën: “Shqipëria krenohet me çdo centimetër të bregdetit të saj me diellin shkëlqyes e ngjyrat shumë të bukura, të ngjashme me fqinjin e saj Grek”. E më tej Lonely Planet fton ndjekësit e saj të zbulojnë plazhet e fshehur të Shqipërisë. Vendit që ka qindra kilometra bregdetare të thepisura e të lë pa frymë me gjire të izoluara e plazhe të arta të mbuluara nga ujërat në ngjyrë turkeze. Ka ndryshuar shumë që kur turistët e zbuluan atë një dekadë më parë. Por është ende plot me vende idilike për t’u zbuluar. Një nga më të famshmit është Dhërmiu, një rrip shkëmbor i bardhë që zbukuron në sfond ujin në blu të thellë. Dhërmiu është plot e përplot në stinën e verës. Por plazhi është aq i gjatë sa ju mund të gjeni një cep të qetë. Një liman të bukur me një plazh të bardhë. Buneci i qetë dhe i paprishur. Ejani këtu për të dëgjuar asgjë përveç valëve e për të kapur një muzg të bukur. Ksamili është një kryqëzim për në Korfuz e ka tre ishuj të tij në një gji në ngjyrë turkeze. E afër tij gjendet qyteti i lashtë i Butrintit. Ju mund të kombinoni kohën e plazhit me kulturën, këshillon Loney Planet. Por edhe plazhi më i madh i pandërprerë i Shqipërisë, Borshi, 7 km i gjatë, përbën një pamje mjaft të bukur. Bie në sy që ka mbetur ende i paprekur, me vetëm disa restorante dhe bare. Riviera Shqiptare ka mijëra bukuri dhe po rrit popullaritetin çdo ditë. Pra, tani është koha për të marrë thesarin e saj të fshehur, stimulon turistët në gjithë botën gjigandja amerikane e turizmit Lonely Planet.

Sicred