KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Londra dhe BE akuza të ndërsjella për negociatat e vonuara të Brexit

Londra dhe BE akuza të ndërsjella për negociatat e vonuara të Brexit

Ministri britanik, David Davis akuzoi Bashkimin Evropian se po vonon negociatat për Brexit për të marrë më shumë para, një kritikë e hedhur poshtë nga homologu evropian, Mishel Barnier. “Ata po vonojnë negociatat për të parë nëse mund të marrin nga ne më shumë para dhe sinqerisht kjo është ajo që po ndodh, është e dukshme për të gjithë”, deklaroi David Davis para deputetëve britanikë. Nga Luksemburgu, ku u mblodhën 27 ministrat e BE-së për të bërë bilancin e negociatave për Brexit para në samiti mes drejtuesve të enjten dhe të premten në Bruksel, Mishel Barnier e kundërsulmoi. “Pavarësisht gjithçkaje, shikoni kalendarin, shikoni datën e referendumit për Brexit, datën kur ne kemi marrë letrën nga Theresa May për fillimin e proçesit të negociatave, pothuajse një vit më vonë dhe më pas është dashur ende të priten zgjedhjet e përgjithshme për të filluar”, theksoi Barnier, i pyetur në lidhje me deklaratat e Davis në një konferencë shtypi. “BE-ja nuk vonon asgjë, ajo është e disponueshme. Ne jemi të gatshëm të përshpejtojmë negociatat që nga momenti që do të respektohen hapat që kemi ndërmarrë, nënvizoi ai. Megjithatë, kryenegociatori britanik garantoi parlamentarët e vendit të tij se dy palët do të arrijnë në një rezultat të kënaqshëm për të gjithë, edhe pse kjo do të marrë kohë .

Sicred