KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Londër: Zjarr në një godinë 24-kate, 6 viktima e 50 të plagosur

Londër: Zjarr në një godinë 24-kate, 6 viktima e 50 të plagosur

Zjarri që përfshiu në mesnatë një kullë residenciale në Londër ka shkaktuar të paktën gjashtë të vdekur dhe 50 të plagosur, ndërkohë që shumë persona rezultojnë të zhdukur. “Mund të konfirmoj se ka të paktën gjashtë të vdekur, por bilanci pritet të rëndohet gjatë operacioneve të kërkimit që njoftohen të vështira dhe pritet të zgjasin disa ditë”, deklaroi në një deklarate Stuart Kandy, komandant në “Metropolitan Police”. “Të mbijetuari kanë treguar se kanë parë banorë të hidhen nga dritaret për t’iu shpëtuar flakëve që kanë përfshirë këtë kullë që kishte 120 apartamente në 24 kate. Dëshmitarë të tjerë kanë parë prindër duke hedhur fëmijët e tyre nga dritaret për t’i shpëtuar. Zjarri është përhapur shumë shpejt, sipas tyre. “Kam dëgjuar të bërtitura kudo dhe kam parë njerëz duke u hedhur nga dritaret. Kulla ishte përfshirë plotësisht nga flakët. Ishte tmerr”, tregon Miller, që banonte në ndërtesën ngjitur dhe u evakua për siguri. “Të paktën 50 persona janë shtruar në spital”, sipas shërbimeve spitalore. “Shumë persona rezultojnë të zhdukur”, deklaroi kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadik Kan duke lënë të kuptohet se bilanci i viktimave pritet të rëndohet. Kulla “Grenfell”, që daton që prej vitit 1974 ishte pothuajse plotësisht e djegur sot në mëngjes pasi një pjesë e madhe e saj u përfshi nga flakët. Ndërkohë që ekzistonte rreziku i shëmbjes, shefja e “London Fire” Deni Cotton deklaroi se ndërtesa ishte stabilizuar dhe se një ekip inxhinierësh po inspektonte strukturën e ndërtesës. “Zjarrëfikësit kanë mbërritur deri në katin e 20-të të ndërtesës dhe kanë arritur të evakuojnë një grup të madh banorësh”, shtoi shefja e sektorit të zjarrfikseve në Londër. Alarmi u dha rreth orës 01:00 të mëngjesit në këtë ndërtesë residenciale që ndodhet në perëndim të kryeqytetit.

Sicred