KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Londër, zjarr në “Camden Lok Market”
Londër, zjarr në “Camden Lok Market”

Londër, zjarr në “Camden Lok Market”

Një tjetër zjarr trondit Londrën, edhe pse shumë larg përmasave të atij të kullës “Grenfell”. Dhjetëra zjarrfikës kanë luftuar me flakët që përfshinë tregun “Camden Lok Market”, në veri të kryeqytetit britanik, duke e vënë me shume mundim nën kontroll, e duke vazhduar ta lagin vendin me ujë nga frika se mos ndizeshin përsëri. Plot 10 makina zjarrfikese u dërguan në zonë, bashkë me dy shkallë shumë të larta. Paniku ka qenë i madh, por fatmirësisht nuk ka raporte për viktima.
Zjarri shpërtheu pak pas mesnatës ne strukturën që strehon me qindra aktivitete tregtare. Tregu i hapur me mbi 1.000 dyqane, tezga, “Fast Food”-e dhe ambiente argetimi, është një magnet i vërtetë për turistët dhe vizitohet çdo ditë nga shumë të tillë. Ai u hap në vitin 1974 vetëm me një rresht stendash, që sot e vizitojnë gati 28 milionë persona në vit. Nga dëshmitë e para rezulton se, flakët kanë nisur mbi restorantin “Honest Burger”.

Sicred