KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Londër; Sulmi barbar pranë Parlamentit Britanik
sulmi prane parlamentit ne londer, britani e madhe, londer, sulm, 5 te vdekur, te plagosur te shumte,

Londër; Sulmi barbar pranë Parlamentit Britanik

Shtatë persona janë arrestuar gjatë operacioneve që policia britanike ndërmori pas sulmit pranë parlamentit britanik i cili shkaktoi 4 të vdekur dhe la të plagosur 29 persona bëri të ditur sot në mëngjes kreu i anti-terrorizmit në Departamentin Policor të Londrës, Mark Rowley. Ai tha se qindra efektivë kanë ndërmarrë operacione  kontrolli gjithë natën në 6 zona. Shtatë prej të plagosurve janë në gjëndje të rëndë. Viktimat janë polici që ruante parlamentin Keith Palmer i cili u sulmua me thikë nga agresori, një grua e moshës 40 vjeç, një burrë rreth të 50-ve dhe agresori i cili u qëllua nga policia në vendngjarje. Kontrollet janë kryer në Birmingam, Londër dhe vazhdojnë në disa zona te tjera. Sekretari britanik i Mbrojtjes, Majkell Fallon deklaroi se të gjitha gjasat tregojnë se sulmi në Westminster është i lidhur me terrorizmin islamik. Ndersa kryeministrja britanike Theresa May e quajti sulmin e së mërkurës produkt të një “mendjeje të sëmurë” dhe një goditje ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe lirisë së fjalës. Ajo shtoi se Mbretëria e Bashkuar nuk do të dorëzohet përpara terrorit. Për këtë arsye dhe këmbënguli që Parlamenti te rinisë punën si normalisht. Sot ne mengjes ligjvenesit britanike mbajten nje minute heshtje ne nderim te viktimave te sulmit te djeshem. Sulmuesi përplasi një makinë mbi këmbësorët në urën e Uestminsterit dhe goditi me thikë policin përpara Parlamentit. Ai vetë u qëllua për vdekje nga efektivët në terren vetëm pak metra larg kullës së Big Benit. Kane qene te shumta edhe reagimet e lidereve boterore per ngjarjen. Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker tha se nuk kishte fjalë për ngjarjen që vjen në përvjetorin e sulmeve terroriste në Bruksel. Kancelarja gjermane Angel Merkel tha se ishte e tronditur nga sulmi. Mendimet dhe solidariteti shkojmë për Britaninë, theksoi ajo, ndërsa rivali i saj për kancelar tha se terrorizmi nuk do të fitojë. Presidenti Francez Francois Hollande shprehu solidaritet dhe dënoi aktin e cilësuar terrorist. Shtëpia e Bardhë ne emër të Donald Trump shprehu mbështetjen për Britaninë e Madhe në përgjigje të sulmit terrorist që la 4 viktima dhe mbi 20 të plagosur. Sulmi u dënua edhe nga Sekretari Amerikan i Shtetit.

Sicred