KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Londër, një vdekur dhe tetë të plagosur pranë një xhamie
Londër, një vdekur dhe tetë të plagosur pranë një xhamie

Londër, një vdekur dhe tetë të plagosur pranë një xhamie

Një burrë ka vdekur dhe tetë vetë janë plagosur pasi një furgon ka kaluar në një rrugë këmbësorësh pranë një xhamie në veri të Londrës. Furgoni hipi mbi trotuar dhe goditi një grup njerëzish pas mesnate pranë një xhamie në Finsbury Park. Një 48-vjeçar është arrestuar.
Kryeministrja britanike Theresa May tha se policia po e trajtonte ngjarjen “si një sulm të mundshëm terrorist”. Këshilli Musliman i Britanisë tha se drejtuesi i furgonit qëllimisht ka kaluar mbi rrugën e këmbësorëve. Zyrtarë të antiterrorit janë në vendngjarje, tha Policia Metropolitane e Londrës.

Sicred