KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Londër; Nderohen viktimat e sulmit terrorist
Londër, Nderohen, viktimat e sulmit, sulm terrorist

Londër; Nderohen viktimat e sulmit terrorist

Qytetarët e Londrës mbajtën sot 1 minutë heshtje për viktimat e sulmit terrorist të natës së të shtunës. Njerëzit u ndalën në orën 11 në vendet ku u shënuan viktima dhe mjedise të tjera të qytetit në shenjë respekti. Ndërkohë në kryeqytet dhe në mbarë Britaninë, masat e sigurisë vazhdojnë të mbeten të larta. Policia tha se e ka kufizuar hetimin mbi sulmin terrorist te një person dhe i ka liruar 12 të arrestuarit pas vlerësimit se ata nuk kanë gisht në këtë komplot terrorist. Më shumë se 130 imamë të Britanisë nuk kanë pranuar të kryejnë ritualet fetare të ceremonive mortore për tre personat qe kryen sulmin terrorist. Në sulmin e të shtunës vdiqën 7 persona dhe u plagosën 48 të tjerë, 36 prej tyre janë ende në spital dhe 18 në gjendje kritike.

Sicred