KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Londër, jep dorëheqje sekretari i jashtëm britanik Boris Xhonson
Londër, jep dorëheqje sekretari i jashtëm britanik Boris Xhonson

Londër, jep dorëheqje sekretari i jashtëm britanik Boris Xhonson

Boris Xhonson ka dhënë dorëheqjen si Sekretar i Jashtëm në mes të një krize në rritje politike mbi strategjinë e Brexit të Britanisë së Madhe.  Ai është ministri i dytë i lartë i kabinetit të kryeministres Tereza Mei që ka dhënë dorëheqjen pas Sekretarit të Brexit, David Davis.  Largimi i tij erdhi 30 minuta para se Tereza Mei të adresonte Parlamentit  planin e saj të ri Brexit, i cili ka zemëruar shumë deputetë konservatorë. Në një deklaratë nga Dauning Strit Nr. 10, zoti Johnson u falenderua për punën e tij dhe u tha se zëvendësimi i tij do të shpallet së shpejti.
Sipas BBC dalja e zotit Johnson e ka kthyer një “situatë të turpshme dhe të vështirë për kryeministrin në potencialisht një krizë të plotë”. Zoti Xhonson nuk ishte ndonjë ministër i zakonshëm kabineti, por ishte “fytyra” e fushatës së Lëvizjes gjatë referendumit të vitit 2016 për largimin e Britanisë së Madhe nga BE dhe largimi i tij do të nxiste spekulime rreth një sfide udhëheqëse.

Sicred