KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Londër, inagurimi i ambasadës amerikane, Tramp anulon pjesmarrjen

Londër, inagurimi i ambasadës amerikane, Tramp anulon pjesmarrjen

Donald Tramp ka anuluar vizitën e tij në Britaninë e Madhe që duhej të zhvillohej në muajin shkurt për të inaguruar ambasadën e re amerikane në Londër. Me anë të nëj mesazhi në Tuiter ai shpjegoi se ka marrë këtë vendim për shkak se nuk është dakord me paraardhësin e tij Obama, i cili e ka shitur ambasadën për një grusht me kikirika, për të ndërtuar më pas një seli pre 1.2 miliard dollarësh. Por sipas britanikes “Guardian” vizita është anuluar për shkak të protestave të parashikuara kundër kreut të Shtëpisë së Bardhë. Trump më tej shkruan se nuk është aspak një fans i administratës Obama që ka lejuar shitjen e ambasadës më të bukur, dhe më të mirëvendosur në Londër vetëm për të ndërtuar një të re. Dhe për këtë arsye ai nuk dëshiron që të jetë i pranishëm në inagurimin e saj. Sipas burimeve të qeverisë britanike sekretari amerikan i shtetit Reks Tillerson mund të jetë ai që do e zëvendësojë presidentin amerikan në inagurim. Kryeministrja britanike Teresa Mej kishte ftuar Trump për një vizitë shtetërore një vit më parë, menjëherë pas marrjes së Presidencës. Por me kërcënimet e aktivistëve për protesta në mënyrë që të mos lejojnë Tramp të flasë në parlamentin britanik, nuk ishte bërë e ditur një datë e mundshme për këtë vizitë.

(Visited 42 times, 42 visits today)
Sicred