KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Londër, dorëhiqet sekretari britanik i shtetit

Londër, dorëhiqet sekretari britanik i shtetit

Sekretari i Parë i shtetit në qeverinë britanike, Damian Green, një nga aleatët më të afërt të Tereza Mei, është shkarkuar nga detyra e pasi u arrit në përfundimin se kishte shkelur kodin ministror. Atij iu kërkua të dorëhiqej, pasi u zbulua se kishte bërë deklarata të pasakta dhe keqinformuese, për atë që ai dinte rreth materialeve që i ishin gjetur në kompjuterin e punës që ai kishte përdorur në vitin 2008. Ndërkohë një gazetare pretendoi se ai ishte sjellë në mënyrë të papërshtatshme ndaj saj në vitin 2015.
Sipas BBC-së, kryeministrja Mei nuk pati asnjë zgjedhje tjetër përveëse t’i kërkonte të dorëhiqej. Në raportin e saj, zyra e kabinetit u shpreh se Zoti Griin kishte shkelur kodin ministror pasi kishte bërë deklarata të pasakta dhe keqinformuese, duke pretenduar se nuk kishte qenë në dijeni të materialeve që iu gjetën në kompjuter, ndërkohë që policia metropolitane e Londrës e kishte informuar Green për materialet në fjalë.
Hetimi i ndërmarrë nga zyra e kabinetit, nuk nxorri përfundime mbi sjelljen e zotit Green ndaj gazetares. Zoti Greeen, i cili si sekretari i parë i shtetit luante rolin e zëvendëskryeministrit, është anëtari i tretë i qeverisë Mei që jep dorëheqjen në harkun kohor të dy muajve, pasi Sër Majkëll Fellon dhe Priti Petël u dorëhoqën në nëntor të këtij viti.

Sicred