KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Lojrat Olimpike Dimërore të 2018, pishtari mbërrin në Korenë e Jugut
Lojrat Olimpike Dimërore të 2018, pishtari mbërrin në Korenë e Jugut

Lojrat Olimpike Dimërore të 2018, pishtari mbërrin në Korenë e Jugut

Pishtari do të bëjë një udhëtim 101-ditor përgjatë Republikës së Koresë së Jugut, përpara se të mbërrijë në qytetin pritës Pjong Çeng, vend ku do të zhvillohen Lojrat Olimpike Dimërore të 2018.
Prej 7 ditësh pishtari ndodhej në Athinë dhe ka qenë skiatori grek Janis Proios që ia ka dorëzuar Kim Ki-hoon, atletit të parë korean që ka fituar medaljen e artë në Lojrat Olimpike Dimërore 1988, të cilët i kanë vënë flakën pishtarit të lojërave olimpike dimërore të 2018.
Më pas Spyros Capralos, kryetar i Komitetit Olimpik Grek, ka bërë dorëzimin zyrtar të pishtarit Li Hi Bom, presidentit të Komitetit Organizativ Pjon Çeng 2018. Ceremonia u zhvillua në Stadiumin Panathinaikos në Athinë, vendi i inaugurimit të Lojërave Olimpike moderne. Lee Hee-beom tha: “Pjong Çeng 2018 do të jenë Lojërat Olimpike të Kulturës. Ne do t’ju tregojmë kulturën koreane, çdo ditë, në emër të një ‘festivali të përditshëm’; dhe gjithashtu ne do t’ju tregojmë teknologjinë tonë të artit. Gjithashtu këto do të jenë lojërat e paqes dhe të mjedisit” – ka thënë Bom.
Flaka, e vendosur në një llambë sigurie, do të fluturojë 8500 milje në qytetin korean të Inçeon. Për herë të fundit pishtari olimpik ka qenë në Kore para 30 vitesh për Lojërat Olimpike Verore të Seulit 1988. Flaka do të shkojë në të gjithë Republikën e Koresë së Jugut në një udhëtim 101-ditor. 7500 pishtarë janë zgjedhur për të mbajtur flakën olimpike gjatë turneut të saj në vend. Flaka do të udhëtojë me mjete të ndryshme transporti, duke përfshirë “anije breshkash” (një luftanije tradicionale koreane që daton nga shekulli i 15-të), tela me zinxhir, teleferik, tren me avull dhe jaht.

Sicred