KRYEFAQJA » LAJME » Lojrat e fatit, Policia vijon kontrollin e territorit

Lojrat e fatit, Policia vijon kontrollin e territorit

Policia e Shtetit vijon kontrollin e saj në të gjithë vendin, për të identifikuar dhe ndjekur penalisht, çdo pronar subjekti, i cili në mënyrë të paligjshme vijon ushtrimin e aktivitetit të lojrave të fatit.

Këtë të shtunë, janë gjetur dy subjekte në Tiranë dhe Burrel, të cilat ushtronin aktivitetin e lojrave të fatit, ndonëse ligji parashikon penalizime të rëda, ndërsa janë proçeduar penalisht 2 persona.

Konkretisht, Policia bën të ditur, se 2 personat janë proçeduar penalisht për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një njësi kompjuterike, dy televizorë dhe pajisje elektronike të cilat përdoreshin për organizimin e lotarive të palejuara.

Në Tiranë u proçedua penalisht, shtetasi me iniciale Z. G., 41-vjeç, ndërsa në Klos të Burrelit u procedua penalisht shtetasi me iniciale E.H., 35 vjeç.

Policia thekson, se kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë vendin ndërsa fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ‘Komisariati Dixhital’, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com