KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Lojrat Aziatike, Kina udhëheq me medalje

Lojrat Aziatike, Kina udhëheq me medalje

Notari Sun Yang e udhëhoqi Kinën drejt medaljeve të arta në ditën e parë të Lojërave Aziatike 2018, duke e vendosur shtetin e vet në krye të tabelës së renditjes. Kampioni i trefishtë olimpik, fitoi medaljen e artë në 200 metra stil i lirë, duke lënë pas Matsumoto të Japonisë. Fitorja e tij tregoi se Kina, do të jetë pretendente ashtu si në 2014 kur dominonte me 151 medalje ari.
Në ditën e parë Kina fitoi katër nga shtatë garat e notit, ndërsa e mbylli konkurrimin me shtatë medalje ari, përpara Japonisë me tre dhe Koresë së Jugut me dy.
Në taekuondo medalja e artë shkon për Defia Rosmaniar të Japonisë. Koreja e Jugut, mori dy medalje ari në taekwondo individuale dhe ekipore të meshkujve.
Në Palembang, u zhvilluan garat e qitjes me pistoletë. Fitues ishin Ji Xiaojing dhe Wu Jiayu të Kinës në disiplinën e përzier deri në 10 metra.
Ekipi i futbollit të meshkujve të Vietnamit e mposhti Japoninë 1-0 në grupin D.
Në badminton, kampioni i sapo kurorëzuar i botës Kento Momota mundi Daren Liew 21-13, 21-14, ndërsa Japonia arriti në çerekfinale të ekipit të meshkujve duke mundur Malajzinë.

Sicred